Vetëm pak kohë më parë Adelina Tahiri ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.
Këngëtarja publikoi një foto në Instagram ku zbuloi se pret një djalë. E ndërsa është duke shijuar shtatzëninë, martesën me avokatin maqedonas dhe shtëpinë e re luksoze, nuk kishte si të mos ndante me ne dhe dhomën e bebit.
Sigurisht, nuk pritej diçka e thjeshtë, pasi tani e kemi kuptuar se këngëtares 25-vjeçare i pëlqejnë dekorimet prej ari dhe kështu duhet të jetë edhe kjo pjesë e shtëpisë, një dhomë për një “princ” të vogël.
Ju kujtojmë si duket pjesa tjetër e shtëpisë së saj.