Adele ka habitur të gjithë fansat e saj pasi në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale duket krejtësisht tjetër njeri.
Ajo u fotografua në festën e ditëlindjes së Drake, e cila u mbajt në studiot Goya në Hollywood ku u vu re se këngëtarja ka humbur shumë kilogramë.
31-vjeçarja ndau në Instagram një foto nga mbrëmja ku dukej mahnitëse e veshur me një fustan të zi elegant, që i ekspozonte supet, me mbishkrimin “Dikur qaja por tani djersij”.
Ajo së fundmi merret me sport dhe siç ka treguar po i kushton tepër rëndësi vetes dhe të birit.
Gjithashtu thuhet se ka hedhur pas krahëve divorcin me Simon Konecki dhe prej kohësh përflitet për një lidhje të re me reperin Skepta.
/Opinion.al/