Adele është gjithnjë gati për batuta dhe situata gallatë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur vështirësi me shëndetin mendor dhe pikërisht, këto sfida i rrëfeu ndërkohë që performonte në Las Vegas.
??@adele you’re our therapy ?? pic.twitter.com/BJPYmiIqBe
— dcdaydreamers-104 days we do it allll agaain! ✨?✨ (@dcdaydreamers) December 10, 2022
Këngëtarja me famë botërore tregoi se kur u nda nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki, në vitin 2019, shkoi në terapi dhe u detyrua të ndiqte seancat 5 herë në ditë.
“Kam filluar të shkoj sërish në terapi, sepse kam vite që nuk shkoj. Duhet ta nisja. Më parë, kur po kaloja periudhën e divorcit, duhet të bëja 5 seanca terapie në ditë”, tha Adele.
Artistja saktësoi se tanimë po e shkon sërish në terapi, me qëllim që të jetë më e sigurt çdo javë, si dhe të japë gjithçka nga vetja.
Pra, një tjetër rast i qartë, kur edhe pas buzëqeshjes më të madhe dhe rrëzëllitëse, mund të fshihen një sërë problemesh, të cilat jo domosdoshmërisht të tjerët i dinë, ndaj vijojmë t’ju rikujtojmë që të jeni gjithnjë të sjellshëm.