Adele sërish kolonë zanore për James Bond

HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 24: Singer Adele arrives at the Oscars at Hollywood & Highland Center on February 24, 2013 in Hollywood, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)

Këngëtarja britanike Adele ka regjistruar këngën e re, e cila do të jetë kolonë zanore e “Spectre”, filmit të radhës së James Bond.
Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht nga gazeta britanike “DailyStar”.
Adele bëhet kështu artistja e parë që realizon dy këngë njëra pas tjetrës për filmat e Agjentit 007.
Me superhitin “Skyfall”, kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull, në 2012 -ën, 27-vjeçarja fitoi Academy Award, Golden Globe dhe një BRIT.

Advertisement