Dashi: Një ditë e mrekullueshme për t’u jetuar me dlirësi, pa mendime. Intuita do t’ju funksionojë për mrekulli duke ju bërë të parashikoni zgjidhje të papritura. Fantazia dhe kreativiteti do të konkretizohen në çdo shprehje artistike me mjeshtëri të hollë. Moment idilik për dashurinë: butësia, pasioni dhe një pjesëmarrja e ngrohtë do të bëjnë dallimin sot. Në praktikë do të keni më të mirën e asaj që dëshironi.

Demi: Mos u trembni nga përgjegjësitë që duket sikur ju kanë rënë përsipër. Jo vetëm keni aftësinë, guximin dhe shpatulla të forta për të duruar gjithçka por edhe për të marrë më të mirën nga çdo situatë. Ndjeni nevojën për të folur me mendjen. Sistemoni çështjet pezull, rishikoni dietën, bëni lëvizje fizike, verifikoni efikasitetin e terapive të reja.

Advertisement

Binjakët: Rimendime, hapa fals dhe një gjendje e keqe e papërcaktuar janë fryt i kalimit të Hënës tek Shigjetari. Merrni parasysh incidentet dhe pasiguritë. Miqtë do t’ju qëndrojnë në krah: do të përpiqen t’ju inkurajojnë, të zbutni ankthin dhe kohët e vështira. Mos fshini një takim nga axhenda vetëm sepse nuk ua ka qejfi: nuk dini se ç’mund të humbisni.

Gaforrja: Duhet të merrni pak kohë për relaks dhe të evitoni të përthitheni totalisht nga detyra praktike jo fort entuziazmuese. Parandjenja të shkëlqyera do t’ju drejtojnë kah zgjedhjeve të rëndësishme: bëni maksimumin për të arritur atë që ju intereson. Gëzojuni një mënyre jetese të rehatshme, por duke qenë më të predispozuar për pushim dhe rutinën pakëz dembele se sa për veprime dinamike.

Luani: Më Hënën nga ana juaj gjithçka do të shkojë në mënyrë perfekte: ju pret një ditë festive e pasur me takime, emocione dhe eksperienca stimuluese. Kreativiteti dhe fantazia do të “gatuajnë” iniciativa me fat të cilat duhen çuar përpara me shkathtësi, pa lënë pas dorë ndonjë argëtim jashtë programit. Atmosferë bashkëpunimi tek çiftet e konsoliduara falë harmonisë zemër-ndjesi.

Virgjëresha: Si zakonisht Hëna në shenjën e Shigjetarit ju shkakton disa probleme: të padurueshëm dhe të hutuar, grindeni me familjen dhe fqinjët për arsye të vogla. Nëse nuk jeni në humor mos e fajësoni botën… kërkojeni shkakun mes frikërave dhe pasigurive tuaja. Pastrojeni trupin nga toksinat e nervozizmit me një shëtitje apo not. Pse jo më pas të vazhdoni me një dush të mirë…

Peshorja: Hëna ëshë në sintoni perfekte me shenjën tuaj dhe ju dhuron një ditë shumë stimuluese, plot me propozime konstruktive. Do të përfshini partnerin dhe miqtë në një iniciativë tuajën. Falë mbështetjes së tyre do të proçedoni shumë më shpejt. Ditë vërtetë bujare për dashurinë! Ideale do të ishte të niseshit për një pushim apo të shkonit në një vend të izoluar por magjik…

Akrepi: Kurthi që qielli do të ngrejë për shumicën prej jush është ai i ëndrrave… ju mund t’i ndiqni deri në fund ato, pa e kuptuar se për t’i ndjekur do të humbisni nga shikimi gjërat konkrete që jeta ju ofron. Kujdes nga iluzionet, hapat fals dhe daljet e parave. Në marrëdhënie merrni parasysh edhe këndvështrimin e tjetrit. Hiqeni prizën dhe çlodhuni.

Shigjetari: Fazë e hënës së plotë në shenjë. Tregohuni të adaptueshëm, në atë masë që mund të pranoni përse diçka nuk po shkon ashtu siç dëshironi: madje ndoshta duhet të bëni edhe një ndryshim të vogël në projektin tuaj. Në punë do të impenjoheni aq shumë sa do t’a meritoni suksesin. Hëna ju sugjeron të kujdeseni për fizikun: do të ndiheni më mirë dhe më të vlerësuar nga të tjerët.

Bricjapi: Nuk është një ditë diletantësh kjo e sotmja. Sinjalet yjore ju ofrojnë mundësi të dukshme por vetëm ata që janë të aftë të ngasin “makinën dhe varkën e tyre” do të jetë në gjendje të përfitojnë plotësisht. Mos e humbisni përqendrimin e duhur dhe ndiqni sugjerimin e yjeve, por gjithnjë duke e mbajtur mirë timonin në duar për të evituar goditje anësore.

Ujori: Jepini një dimension tjetër jetës suaj sociale, duke frekuentuar persona jashtë rrethit tuaj, vizitoni qytete që nuk i keni parë thjesht për të shijuar gjëra të reja. Eksperienca do të jetë shumë pozitive. Futjuni punës, jeni të mençur si dhelpra por dijeni që marrëveshjet e mira po ju kërkojnë. Në dashuri mund të rregulloni situatat e prishura…

Peshqit: Nuk ka rreziqe serioze dhe mund të përballoni të rejat duke besuar se çdo gjë do të shkojë mirë. Gjithsesi vini rregull rreth e rrotull jush si në marrëdhënie ashtu edhe në çështjet praktike. Disa projekte, për momentin duhen braktisur: kështu do të shmangni zhgënjimet, shpenzimin e energjive dhe parave. Dedikojini kohë pushimit, por pa refuzuar propozimet për argëtim.