Adele po tenton palestrën

Këngëtarja e rekordeve muzikore Adele, pas humbjes së shumë kilogramëve dhe një diete të rreptë është rikthyer përsëri në palestër.

Ajo ka postuar së fundmi një foto zbavitëse në llogarinë e saj në Instagram, teksa shfaqet në palestër në tentativë për të ruajtur format trupore, që i arriti me shumë mund.

Advertisement

Në foto, këngëtarja e hitit “Hello”, e veshur me bluzë dhe streçe të zeza tregon një fytyrë të vuajtur ndërsa po ushtrohet.

Edhe më parë diva e muzikës botërore është shprehur se ushtrimet fizike janë shumë të mërzitshme.

Daily Mail raporton se këngëtarja ka filluar përgatitjet për turin 10 mujor, që do të nisë në Europë dhe Amerikën Veriore.

Artisja prej kohësh nuk konsumon më cigare, kafe dhe alkool, duke preferuara lëngjet e frutave.