Kodheli: Në Katundin e Ri në Durrës janë evakuuar 185 banorë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në kuadër të operacionit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, ben te ditur se operacioni i ndërmarrë në Katundin e Ri në Durrës përfundoi me sukses, pasi u shpëtuan 185 banorë.

Ministrja Kodheli e bëri të ditur suksesin e operacionit në statusin e saj Facebook në mesditën e ditës së enjte, ku shprehet: “Punë e paqme në Katund të Ri në Durrës, ku janë evakuuar 185 banorë. Forcat Speciale po vijojnë evakuimin dhe po shpërndajnë ushqime dhe veshmbathje”.

Advertisement

“Drejt Lushnjes 50 forca, ndërkohë në Çermë veç forcave, edhe mjete të rënda si, fadroma, traktorë me zinxhirë, eskavatorë dhe mjete të tjera”, thekson Kodheli duke sjellë imazhe nga operacioni i shpëtimit të banorëve.