Adele nis një lidhje të re dashurie?

Këngëtarja e njohur Adele i dha fund gjatë muajit shtator martesës së saj me ish-bashkëshortin e saj Simon Konecki.

Gjithashtu ata kanë një djalë, i cili ka ardhur në jetë në vitin 2012 me emrin Angelo. Duket se tashmë këngëtarja e ka hedhur martesën e saj pas krahëve dhe është parë shpesh në shoqërinë e një producenti amerikan me emrin Jonathan Hey.

Advertisement

Sipas mediave të huaja ata është takuar në një studio muzikore në New York dhe tashmë po kalojnë shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndonëse ende nuk ka asnjë konfirmim prej dyshes nëse janë të së bashku apo jo.

/Opinion.al/