Pasuri miliarda dollarë, njihuni me 10 pikturat më të kërkuara në botë (Fotot)

Çdo vit, vepra arti që bashkë vlejnë miliarda dollarë kalojnë nëpër shtëpitë e ankandeve në mbarë botën, ndërsa muzetë më të rëndësishëm mbajnë dhjetëra mijëra – madje qindra mijëra – vepra arti në koleksionet e tyre

Por të paktë janë krijimet më të çmuara që arrijnë famën e pretenduar për t’u cilësuar vërtet si “më të mirët”. Duke qenë se i famshëm është një term subjektiv, CNN Style iu drejtua Google-it për të parë se cilat piktura kanë kryesuar kërkimet në internet anekënd globit gjatë pesë viteve të fundit.

U krahasuan dhjetëra kryevepra të njohura – nga klasiket si “Mona Lisa”, “Vala e Madhe”  nga “Kanagawa” dhe “Salavator Mundi”, me veprat më moderne si “Nighthawks” dhe madje edhe me seritë e  “Dogs Playing Poker”.

Bazuar në këto rezultate, këto janë 10 pikturat më të kërkuara në botë:

1. Mona Lisa kryeson renditjen dhe nuk ka përse cuditemi; është piktura më e famshem në botë kjo e gruas misterioze me buzëqeshjen enigmatike. Dhe të mendosh që përpara shekullit të 20-të, sic thonë historianët, “ Mona Lisa“ njihej shumë pak jashtë rretheve të artistëve“.

2. Darka e fundit bën që Leonardo të jetë I vetmi artist I cili shfaqet dy herë në këtë listë. E pikturuar në një epokë kur imazhet fetare ishin ende një temë artistike mbizotëruese, “Darka e Fundit” përshkruan herën e fundit kur Jezusi ndau bukën me dishepujt e tij pëpara kryqëzimit. Piktura është një një afresk i madh – 4,6 metra i lartë dhe 8,8 metra i gjerë, gjë që e bën pamjen e tij të paharrueshme.

3. Nata me yje e Van Gogh-ut, një prej pikturave më të bukura të mjeshtrit të madh, e cila përcjell të gjithë stilin e rrallë të tij përmes penelatave të trasha, të guximshme dhe innovative. Format dhe ngjyrat e jashtëzakonshem të saj I kanë intriguar artdashësit për dekada të tëra.

4. Ulërima e Eduard Munch, një vepër që nuk harrohet lehtë, e që ka dhe një karakteristikë: sipas blogut të Muzeut Britanik, ekzistojnë dy piktura, dy pastele dhe më pas një numër i papërcaktuar skicash pëe të. Në vitin 2012, një nga pastelet u shit për gati 120 milion dollarë në ankand.

5. Guernica’ e Pablo Picasso-s është një prej punëve më madhështore të piktorit gjenial dhe tregon bombardimin e qytetit bask me të njëjtin emër gjatë luftës civile në Spanjë.

6. Puthja e Gustav Klimt vjen nga “Periudha e Artë” e artistit austriak; ndikimet artistike bizantine mund të shihen në rrobat tejet decorative të personazheve të tij, ndërsa pasioni shpërthen mes penelatave të forta të piktorit.

7. Vajza me vath perle, nga Johannes Vermeer është krahasuar shpesh me Mona Lisën, një kryevepër në vaj mbi kanavacë që është praktikisht një shembull brilant thjeshtësie.

8. E kërkuar mbetet dhe Lindja e Venusit nga Sandro Botticelli, ku autori ka krijuar në mënyrë të paharrueshme perëndeshën e Dashurisë.

9. ‘Las Meninas’ nga Diego Velázquez , është jo vetëm më e famshmja, por edhe vepra e tij që ka përmasat më të mëdha dhe u kërkua nga Filipi I 4-tert I Spanjës

10. Krijimi I Adamit, mrekullia e Michelangelos në kapelën Sikstine konsiderohet si një prej pamjeve më të kopjuara në histori.

/GazetaShqip/