Pas ndarjes nga Simon Konecki, bashkëshortit prej 3 vitesh, Adele më në fund ka thyer heshtjen. Ajo ka publikuar së fundmi një ‘meme’ ku shkruan: “Kur e kap veten të zënë nga ndjenjat e tua, por pastaj kujtohesh se kush je” dhe poshtë kësaj shfaqeshin 2 foto të këngëtares, një duke qarë dhe tjetra duke kërcyer e lumtur.
Ky postim erdhi 11 ditë pas lajmit që qarkulloi në internet, ku u tha se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj ishin të ndarë prej kohësh dhe jetonin në shtëpi të veçanta. Sipas raportimeve të ‘DailyMail’, Adele nuk ka folur për divorcin e saj publikisht, por është hapur shumë me mikeshat dhe familjarët e saj duke thënë se tashmë martesa ka marrë fund. Kujtojmë se Adele dhe Simon kanë qenë në një lidhje prej 6 vitesh përpara se të martoheshin dhe kanë një djalë 6-vjeçar që quhet Angelo.
/Tring/