A po e sheh njeri videon e re të Elvanës?

Mbi 4 milionë shikime në YouTube dhe me qindra komente pozitive, por Elvana sërish nuk është e qartë…

Teksa pret në aeroport, për tu nisur sigurisht drejt Athinës, ku do të japë një super shfaqje për Color Day Festival ditën e sotme, këngëtarja (që vetëm dy javë para ka publikuar këngën e re) kërkon të dijë: “Se di a e sheh, a s’e sheh njeri këtë videon time… këtë këngën e re “Ku Vajti”, s’e kam idenë, nuk po e kuptoj qartë…”

Advertisement

Sikur të kthente pak kokën…

#kuvajti

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Nëse Elvana vazhdon ende të mos jetë e qartë për “Ku Vajti”, ne nga ana tjetër duam të dimë diçka më shumë rreth projektit të saj më të ri që na la pa fjalë.

Ditën e djeshme Elvana zbuloi se kënga e re quhet “Mike” dhe nuk do të jetë e vetme. Bashkëpunimi i radhës do të jetë me Ledri Vulën dhe John Shahun, fituesin e çmimit Best New Artist, në Këngën Magjike të vitit të kaluar.

#mike

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Tani na ngelet të dimë, kur?

Sa i përket Color Day Festival, Elvana ishte prezente në festivalin e organizuar në Tiranë në maj të këtij viti ku dhuroi një atmosferë ashtu siç di ajo. Presim me padurim të dimë si do shkojë performanca e radhës…

Colorful Athens ? tomorrow #colordayfestival

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on