U bë disa javë që Jennifer Aniston i dha fund martesës së saj me Justin Theroux.
Pvarësisht spekulimeve nga fansat dhe mediat çifti nuk ka preferuar të flasë për arsyet e ndarjes, të paktën deri tani. Megjithatë këtë të martë ish bashkëshorti i aktores është fotografuar nën shoqërinë e një vajze shumë herë më të re, Petra Collins, e cila përveçse artiste është edhe një nga mikeshat më të mira të Selena Gomez. Ndërkohë Selena ka një marrëdhënie shumë të mirë me Aniston. Nuk dihet nëse është kjo arsyeja, por Selena e ka hequr nga miqtë e Instagramit, shoqen e saj të ngushtë.
Një burim rrëfeu për DailyMail se Justin e mohon faktin se është i lidhur me 25-vjeçaren, por duket se ai është realisht i fiksuar pas saj.