SHBA bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin

Administrata e Biden nuk do të dërgojë një delegacion zyrtar amerikan në Lojërat Olimpike Dimërore të 2022 në Pekin si një kundër-përgjigje ndaj Kinës për “gjenocidin e vazhdueshëm dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang.

Lajmi është dhënë nga sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ditën e sotme.

Advertisement

Atletët amerikanë do të lejohen ende të konkurrojnë në Lojërat Olimpike, por administrata nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në lojëra. E njëjta politikë vlen edhe për Lojërat Paraolimpike, të cilat do zhvillohen po në Pekin.

Shtëpia e Bardhë po kërkon të dërgojë një “mesazh të qartë” se abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë nënkuptojnë se nuk mund të ketë “biznes “, u tha Psaki gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Masa shënon një përshkallëzim të presionit të SHBA-së ndaj Kinës lidhur me akuzat për punë të detyruar dhe abuzime të të drejtave të njeriut në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang, veçanërisht kundër popullsisë ujgure dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare.

“Përfaqësimi diplomatik ose zyrtar i SHBA-së do t’i trajtonte këto lojëra si biznes përballë abuzimeve skandaloze të të drejtave të njeriut dhe mizorive të Kinës në Xinjiang, dhe ne thjesht nuk mund ta bëjmë këtë,” tha Psaki.