Në punë për albumin e ri

Pasuesi i VOLTA (2007) do të shoqërohet edhe me një turne, por më tepër se kaq nuk është bërë e ditur. “Kam pasur eksperienca atë hidhura në të shkuarën. Jam shumë supersticioze. Shkoj në studio me një projekt të bukur e të plotë, e më pas ideja shumë shpejt vdes”,- ka thënë ajo. I vetmi kuriozitet që mund të n’a shuhet është ai për një këngë të cilën e ka shkruar pasi kish marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga National Geographic: “Kam asistuar në shumë konventa e kam takuar njerëz shumë eksentrikë, që kanë jetuar për katër vite radhazi në Afrikë me luanë e insekte. Një mbrëmjë, pasi kishim pirë whiskey fillova të dëgjoja historitë e tyre. Kjo është një nga gjërat që duhet të flas patjetër në album”,- ka thënë BJORK.

Advertisement