Legjenda e muzikës rock amerikane, Bruce Springsteen dhe grupi i tij E Street dhanë një performancë elektrizuese teksa performuan në festivalin e Hyde Park në Londër.
Fituesi i disa çmimeve Grammy, i njohur për hite të tilla si “Born in the USA”, “Glory Days”, “Dancing in the Dark” dhe “Born to Run”, dha një performancë që zgjati më shumë se tre orë për mijëra fansa që ishin mbledhur për t’i parë. Gjatë performancës së tij, Springsteen gjithashtu shfaqi talentin e tij në kitarë dhe harmonikë.
73-vjeçari ka qenë në turne në Evropë që nga muaj Prill, kur ai dhe E Street Band nisën turneun e tyre në Evropë. Ndërkohë, në festivalin “Hyde Park” në Londër performojnë disa nga emrat më të njohur të muzikës. I radhës që do të performojë do të jetë grupi Korean i djemëve BTS.