Brad Pitt nis xhirimet për filmin e ri!

Aktori Brad Pitt po merr pjesë në xhirimet e filmit më të ri në Formula 1.

Në prodhimin e filmit, merr pjesë edhe Lewis Hamilton, i cili ka patur edhe një rol këshillues për çështjet e garave ashtu edhe në përzgjedhjen e kastit që do të marrë pjesë.

Advertisement

Organizatorët e F1 e kanë mirëpritur bashkëpunimin Pitt-Hamilton krahëhapur. Dhe dëshmi për këtë është se në dispozicion të producentëve është vendosur një garazh në pistat e Silverstone, i cili do të shërbejë për nevojat e filmit.

Ylli i Hollivudit do të drejtojë një makinë të projektuar nga Mercedes. Natyrisht, xhirimet nuk do të zhvillohen kur makinat e tjera të janë në pistë, por gjatë pushimeve ndërmjet garave të ndryshme. Piloti i Formula 1 Leëis Hamilton ka deklaruar se është i kënaqur deri më tani me xhirimet e filmit. Britaniku aspiron, në fakt, që ky film të jetë më i miri i realizuar ndonjëherë për garat e Formula 1.

Ende nuk dihet një datë konkrete e publikimit por mediat e huaja aludojnë se filmi do të jetë gati në fund të vitit 2024 ose në fillim të 2025.