Skenat erotike të The Weeknd me Lily Rose Depp në serialin “The Idol” nuk janë pritur fare mirë nga fansat e artistit.
Aq sa ata u shprehën se shkak i tyre kanë “humbur respektin” për të.
Në lidhje me këto pakënaqësi të fansave ka reaguar së fundmi vetë Abel Tesfaye, (emri i vërtetë i The Weeknd).
“Nuk ka asgjë seksi në të. Sidoqoftë, ju e ndjeni atë skenë, pavarësisht nëse është e sikletshme, ose ndiheni keq. Janë të gjitha ato emocione që shtohen: ky djalë është i përfshirë kokë e këmbë aty. Ju e shikoni atë dhe ky është një rezultat. Jocelyn mund të jetë suksesi më i madh që kam pasur ndonjëherë. Është shumë e qartë. Kjo mund të jetë puna më e madhe që kam bërë ndonjëherë.”, u shpreh ai.
Ndonëse e mbrojti rolin e tij, The Weeknd e pranoi se personazhi i tij shfaqet si dështak në serial.