Çfarë po ndodh mes Bardhit dhe Lei Krajës?

Lei Kraja është pa diskutim një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar. E duket se fiziku i saj dhe karakteri shumë “funny” kanë tërhequr vëmendjen e Bardhit.

Reperi ka publikuar në Instagramin e tij një foto të Leit duke e shoqëruar me figurën e fytyrës me dy sytë në formë zemre. E gjithashtu duke vendosur edhe këngën e tij “Ferrari”. E nëse mendoni se fotoja e Leit është një postim i “freskët” i cili Bardhi i ka dalë rastësisht përpara, në fakt jo! Bëhet fjalë për një foto të postuar më 13 nëntor të vitit 2022.

Advertisement

Mesa duket reperit i ka shijuar aq shumë “xhiroja” në profilin e bukur të Leit sa ka shkuar deri te fotot e vjetra.

Duke mos dhënë asnjë sqarim më tepër, Bardhi sapo na ngriti disa pikëpyetje në kokën tonë. Bëhet fjalë për një projekt të ardhshëm pjesë e të cilit do të jetë edhe Lei? Apo thjesht Bardhi, me shumë sportivitet na tregoi simpatinë që ka për Lein?