Teorikisht, është shumë e lehtë të dashurohesh me një Dem, pasi është i përkëdheluri i Afërditës (planetit të romancës dhe dashurisë), gjithashtu ka edhe shumë shije në art,muzikë, filma, sidomos në ushqime.
Vendi i preferuar i një Demi është krevati dhe një komodinë plot me snacks, sepse nuk bëjnë fare kompromis me rehatinë.
Gjithashtu, janë të kujdesshëm, kanë humor, janë besnikë, kanë mendime dhe këshilla të vlefshme, janë të pavarur, lënë kokën për shoqërinë, familjarë, detajistë dhe shumë pasionantë.
Por, nga ana tjetër, jo më kot, kanë edhe një reputacion si shenjë shumë kokëfortë dhe në fakt, nuk shkojnë mirë me çdo shenjë.
Me kë shkon mirë Demi?
Me një Virgjëreshë apo Bricjap është fiiiiks fare, si gin me lime. Sepse Virgjëresha e do shumë qëndrueshmërinë e Demit, gjtihashtu Bricjapi serioz, etikën që ka Demi në punë.
Me kë nuk shkon dhe aq mirë?
Hmmm, me Luanin, sepse do të jetë qendra e vëmendjes dhe me Ujorin që do të jetë gjithnjë jaaashtë kornizave.
Demi ka një manual të caktuar, Ujori vetëm mendime dhe dëshirë për të thyer monotoninë.