Irina Shayk më provokuese se kurrë!

Pak ditë pasi u komentua për paraqitjen e saj në Coachella me Leonardo DiCaprio, Irina Shayk u rikthye në Instagram me një pamje të re mahnitëse.

Supermodelja ka bërë një postim përmes profilit të saj, duke pozuar me rroba banje me bikini të zeza dhe çizme me taka të larta.

Advertisement

Që në orën e parë të postimit, fotot e Irina Shayk morën më shumë se 150 mijë pëlqime. Së bashku me DiCaprion në festivalin Coachella Shayk ka treguar se nuk është gati t’i japë aktorit një shans të dytë.

Ajo është parë duke shijuar shoqërinë e Leonardo DiCaprios gjatë fundjavës dhe sipas Page Six, ata dukeshin shumë rehat me njëri-tjetrin dhe shpesh i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

Aktori dhe supermodelja festuan së bashku deri në orët e para të së dielës. DiCaprio, i cili është përfolur shumë në media për partneret dhe vajzat me të cilat shoqërohet, duket se po shijon shoqërinë e bukuroshes ruse, duke ngritur shumë pikëpyetje nëse ata janë thjesht miq të mirë apo ka një romancë mes tyre.