Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Efi, prej ditësh po i ankohet miqve të saj në shtëpi se nuk ndihet fort mirë dhe ka herë pas here luhatje ekuilibri.
Më shumë sesa tensioni, banorët dyshuan se Efi vuan nga veshi i mesëm, ndaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore.
Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja gjithashtu dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.
Për më tepër informacion, marramendja, e njohur ndryshe si vertigo është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë. Ndjesia e trullosjes me raste është e zakonshme.
Efi është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes prej disa banorëve, që i dhanë ushqim dhe i qëndruan mbi kokë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.
Nëse u bëtë kuriozë apo vetë ju keni hasur shenja të “veshit të mesëm”, po jua shpjegojmë pak më gjatë:
Njerëz të ndryshëm mund të përjetojnë ndjesi të lehta të marramendjes. Por, nëse marramendja ndodh shpesh, ju e humbisni ekuilibrin dhe mund edhe të rrëzoheni, ose keni dhe shqetësime të tjera, atëherë duhet të vizitoheni patjetër tek një mjek.
Rastet për të shqetësuar janë edhe kur një person humb vetëdijen ose i bie të fikët. Për trajtimin e marramendjes është shumë e rëndësishme që fillimisht të kuptoni shkaktarin, për shembull, nëse vjen si pasojë e diabetit apo uljes së tensionit të gjakut.
Gjendja e të fikëtit nuk mund të shmanget gjithmonë, megjithatë duke u kujdesur për shëndetin e përgjithshëm me një dietë të shëndetshme dhe duke kryer ushtrime fizike, mund të ulni rrezikun e marramendjes.
Shmangia e stresit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Merrni në konsideratë teknikat e relaksimit dhe mos u ndieni në presion.