Edhe Sali Berisha uron Kiarën dhe Luizin për dasmën e tyre…

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz.

Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”

Advertisement

Kështu iu përgjigj Sali Berisha dollisë e përshëndetjeve të shumta të fenomenit të “Big Brother VIP”, Luiz Ejllit.

https://www.instagram.com/reel/CnnIxc6jNhJ/?utm_source=ig_web_copy_link

“Bëmat” e Luizit po dëgjohen e komentohen në mbarë Shqipërinë ndaj s’kishte si Berisha të mos kishte dëgjuar edhe për “dasmën” që artisti bëri në “Big Brother VIP”.

Si gjysmë lojë e gjysmë realitet, Luizi dhe Kiara i thanë “PO” njëri-tjetrit para dëshmitarëve që ishin banorët e shtëpisë dhe i gjithë publiku shqiptar, teksa i dhuruan njëri-tjetrit edhe puthjen e parë.

Dashur, padashur, një urim për “dasmën” Luizit ia bëri edhe Berisha. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, analisti Lorenc Vangjeli tha se ishte më e lehtë të puthte Luizi Kiarën se të takohen Berisha me Alibeajn.

Kështu, Berisha mori disa sekoda për t’i uruar çiftit dashurinë e tyre. Ai mohoi të ketë shkruar një letër për këngëtarin, ashtu siç ka qarkulluar në media prej disa kohësh.

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi dhe Kiara se sa takoheni ju dhe Alibeaj

Sali Berisha: Të trashëgohen njëherë dhe jetë të lumtur çiftit!

Lorenc Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?

Sali Berisha: Jo nuk i kam shkruar një letër sepse secili ka diellin e vet. Urimi për martesën është gjëja më normale.