Napoli shkatërroi 5-1 Juventusin, duke ia bërë të hidhur Andrea Agnellit sfidën e fundit si president i bardhezinjve. Skuadra e Spallettit dëfreu tifozët me futbollin fantastik, dominoi në çdo aspekt kundërshtarët dhe siguroi tre pikë të arta për objektivin titull.
Antonio Cassano u kap me Max Allegrin pas ndeshjes, duke mos i kursyer “thumbat” ndaj trajnerit të ekipit torinez. “Juventusi na e ka shpifur në gjithë ndeshjet që ka luajtur. Ata krijuan vetëm dy raste pas gabimeve të Rrahmanit, Napoli e dominoi plotësisht.
Galeone vazhdon të thotë se Allegri ka refuzuar Realin e Madridit, Chelsea dhe klube të tjerë të mëdha, kjo është idiotësi. Nuk ia vlen të dëgjosh më dikë që mbron një trajner që ka më shumë fat sesa shpirt.
Spalletti ka fituar më pak se Allegri, por ai është gjeni”, u shpreh barezi në lidhje me triumfin historik të Napolit kryesues, që e ka dërguar në dhjetë pikë diferencën me Juven e Milanin (luan sot në Lecce).