Frikë për Jack Nicholson, ka një vit i mbyllur në shtëpi!

Fituesi i tre çmimeve Oskar, Jack Nicholson është izoluar nga bota prej më shumë se një viti, miqtë e aktorit kanë frikë se ai do të përfundojë si Marlon Brando.

Advertisement

“Ai do të vdesë vetëm”, ​​thanë burime të brendshme, duke theksuar se ylli 85-vjeçar i ‘The Shining’, nuk është parë në publik prej më shumë se një viti.

Hera e fundit që Nicholson u fotografua mes njerëzve ishte në tetor 2021, kur ai shoqëroi djalin e tij Ray në një ndeshje basketbolli.

Komuniteti Mullholland Drive në Los Angeles është shumë i bashkuar dhe të gjithë janë të shqetësuar: “Jack nuk del më”. Ai është fizikisht mirë, por “truri i tij është zhdukur”, tha një burim, duke renditur demencën e mundshme midis shqetësimeve të tij.

Filmi i fundit ku ka luajtur Nicholson është në vitin 2011 ‘How Do You Know’ me aktorët Reese Witherspoon, Paul Rudd dhe Owen Wilson. Në vitin 2013 aktori ndaloi së pranuari skenarë për shkak të problemeve me kujtesën, ai nuk i mban më mend rreshtat e skenarit”, thanë burimet për RadarOnline.

Tani Jack është në kontakt me disa të afërm, veçanërisht me djalin Ray, të preferuarin e tij, por gjithësesi ditët aktive me shoqërinë duket se kanë mbaruar.

Jack Nicholson u martua vetëm një herë në jetën e tij, me aktoren Sandra Knight (1961-1966).

Aktori 85 vjeçar e kalon kohën i mbyllur në rezidencën në tij në Beverly Hills, një vilë 300 metra katrorë në kodrat e Hollivudit e blerë nga miku i tij Brando për 5 milionë dollarë dhe që aktori “e konsideron kështjellën e tij”.

Frika e miqve është se ‘shpirti i shtëpisë’ po ndikon tek Nicholson. Miqtë e Xhekut bëjnë krahasime me Marlon Brando, i cili vdiq në vitin 2004, ku vitet e fundit të jetës i kaloi i izoluar nga bota.

Fëmijët Ray dhe Lorraine janë i vetmi kontakt i Nicholson me botën.