Mbrëmjen e djeshme u zbulua se “Big Brother Vip Kosova” do të fillojë më datën 5 dhjetor. Mirëpo, kurioziteti i publikut sa vjen e bëhet më i madh. Të gjithë duan të mësojnë se cilët janë banorët pjesëmarrës në shtëpinë e famshme.
Së fundmi, burime për “Telegrafin” bëjnë me dije emrat e tre banorëve që pritet të futen në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”.
Ndonëse produksioni nuk i ka konfirmuar ende, banorët janë: reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi.
Kujtojmë që deri më tani janë zbuluar moderatorët Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Gjithashtu, një prej opinionistëve do të jetë Olti Curri.