Little Mix po planifikojnë karriera solo pasi turneu i tyre të përfundojë në pranverë, por lëvizja tjetër e Perrie Edwards nuk do të jetë në muzikë. Ajo po planifikon të ri-zbulojë veten si një stiliste për të rivalizuar Gwyneth Paltrow dhe biznesi do të nisë në ditët në vijim, shkruan The Sun. Këngëtarja ka kaluar më shumë se dy vjet në heshtje duke punuar në një markë luksoze të quajtur Disora, dhe pritet të shesë stoli, veshje dhe kozmetikë. Artistja ka paraqitur një kërkesë për markë tregtare për të mbuluar një gamë të madhe artikujsh, kështu që muzika do të jetë në prapavijë. “Muzika është dashuria e parë e Perrie dhe në asnjë mënyrë ajo nuk ka përjashtuar të bëjë këngë solo në të ardhmen. Por ajo është e prirur të bëjë edhe gjëra të tjera dhe e di se ka një treg të madh për gratë në të njëzetat dhe të tridhjetat që duan pak luks në jetën e tyre”, tha një burim.