Lulzim Basha ka shkarkuar Flamur Nokën si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë si dhe ka paralajmëruar përjashtimin e tij Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Lajmin e bën të ditur PD me anë të një njoftimi duke thënë se ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kryesisë.
Njoftimi: Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar. Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ka dalë publikisht kundër Bashës duke hedhur akuza se më i shtrenjtë për të është fati i ‘karriges’ sesa ai partisë.