JAMES BLAKE rikthehet me albumin “FRIENDS THAT BREAK YOUR HEART”

Pas një pritjeje të gjatë, më në fund ka ardhur koha! Të Premten 8 Tetor James Blake publikoi albumin e tij të shumëpritur të titulluar “Friends That Break Your Heart”.  

Ky është projekti i parë i plotë i nga kantautori, multi-instrumentisti dhe producenti britanik pas tre vitesh. Duke folur për “Friends That Break Your Heart”, James tha: “Ky album është i preferuari im deri më tani. Unë e di se njerëzit këtë presin që të them sepse të gjithë artistët mendojnë se albumi i tyre i ri është më i miri… Por me të vërtetë është”.

Advertisement

Më poshtë mund të shihni coverin e diskut për të cilën Blake punoi ngushtë me artistin Miles Johnston në mënyrë që të reflektonte gjendjen shpirtërore të albumit. Rezultati është një përmbledhje vizuale e emocioneve që artisti dëshiron të ngjallë përmes punës së plotë. 

Ja dhe tracklista e plotë e albumit: 12 këngë prej të cilave 3 janë bashkëpunime:

1. Famous Last Words
2. Life Is Not The Same
3. Coming Back (feat. SZA)
4. Funeral
5. Frozen (feat. JID & SwaVay)
6. I’m So Blessed You’re Mine
7. Foot Forward
8. Show Me (feat. Monica Martin)
9. Say What You Will
10. Lost Angel Nights
11. Friends That Break Your Heart
12. If I’m Insecure