Robin Thicke kaloi kufijtë me modelen Emily Ratajkowski gjatë bërjes së videos që i solli famë ndërkombëtare, shkruan vetë ajo në librin e ri.
Ratajkowski thotë se Thicke preku gjoksin e saj të zhveshur ndërsa ata po filmonin videon “Blurred Lines”. Kënga dhe videoja seksi asokohe u kthye në një hit në gjithë botën.
“Papritur, nga askundi, ndjeva të ftohtin e duarve të një të panjohuri që më mbulonin nga pas gjoksin tim të zhveshur. U largova instinktivisht, duke parë Robin Thicke-n”, shkruan Ratajkowski, tani 30 vjeç, në librin” Trupi im”, i cili do të dalë muajin tjetër.
Ratajkowski ishte një nga tre modelet që u shfaqën thuajse të zhveshura në klip, ku ishte pjesë edhe këngëtari Pharrell Williams dhe reperi TI.
Ajo fillimisht e shijoi xhirimin, sipas raportit. Por më pas Thicke, me sa duket i dehur, filloi të bënte sjelljet e dyshimta.
“Ai buzëqeshi dhe u pengua prapa, sytë e tij ishin të fshehur pas syzeve të diellit. Koka ime u kthye në errësirë totale. Dëgjoja zërin e regjisores që më pyeste ‘A je mirë?'”.
Përvoja në studion e Los Angeles e bëri modelen të ndihej “lakuriq për herë të parë atë ditë”.
“Unë ngrita supet dhe u përpoqa të shmang kontaktin me sy, teksa ndjeja nxehtësinë e poshtërimit në trupin tim. Nuk reagova, jo ashtu siç duhet të reagoja”.
Sipas një raporti nga Sunday Times in London, regjisorja Diane Martel e konfirmon incidentin.
“E mbaj mend atë moment. Bërtita me sa zë kisha: ‘Çfarë po bën? Kanë mbaruar xhirimet!'”, u shpreh ajo.
Martel githashtu shtoi se Thicke kishte qenë i pirë, kishte kërkuar falje “me dashuri” dhe më pas ishte penduar.
“Unë nuk mendoj se ai do ta kishte bërë këtë po të kishte qenë esëll”, tha ajo.