Chiara Ferragni s’është më italiania më e ndjekur në Instagram. Kush e rrëzoi nga froni?

Chiara Ferragni, me 23.9 milionë ndjekës në Instagram, ishte Italiania më e ndjekur në rrjetet sociale!

Advertisement

Mirëpo, influencuesja, në orët e fundit, e ka humbur pozicionin e saj. Kush e rrëzoi nga froni?! Në fakt, Ferragni është tejkaluar nga ylli italian i TikTok-ut, Khaby Lame, i cili është tiktokeri italian më i ndjekur ndonjëherë!

Khaby Lame ka arritur 24.3 milionë ndjekës në Instagram! Ndërsa në TikTok, ai ka plot 75.6 milionë ndjekës.

Siç thuhet në mediat italiane, fitimet e Khaby-t nga TikTok kapin një shifër të majme.

TikTok paguan 0.01 euro për 1000 shikime dhe në muajin e fundit ai ka arritur 1 miliard e 977 milionë shikime, që do të thotë se fitimi i Lame, sipas llogaritjeve të mediave italiane, është rreth 19.777 euro, vetëm në muajin e fundit.

Aspak keq për një yll të ri TikTok-u!