NEW MUSIC | Adam Reeves – “Gettin’ Down”

Vera është stina kur artistët janë më kreativë për të prodhuar hite ritmike e të kërcyeshme. Një nga këta është edhe DJ i njohur shqiptar Adam Reeves, i cili sapo publikoi një këngë house të titulluar “Gettin’ Down”. Kënga është ideale për t’u dëgjuar kur udhëtoni me makinë, kur qëndroni nën rrezet e diellit në plazh por edhe mbrëmjeve në klub.

Ju premtojmë që sapo ta dëgjoni do filloni të kërceni nën ritmet e saj. Ky projekt i Adam Reeves është padyshim një këngë që i duhej kësaj vere.

Advertisement

DJ Adam Reeves ka bashkëpunuar përgjatë karrierës së tij me label-e muzikorë si Toolroom Records, Great Stuff, Gramma Rec, Natura Viva, Urbana etj.