Përveç lajmit të shtatzanisë, këngëtarja është fokusuar në punën për krijimin e linjës së saj të syzeve të diellit. Celine Dion Eyes Signature Collection ka syze të përmasave të mëdha me xhama në disa nuanca si dhe disa kristale swarovski për t’i bërë akoma më rrëzëllitëse. Syzet kanë filluar të shiten në faqen zyrtare të këngëtares dhe për të festuar nxjerrjen në treg janë me 15% ulje deri në 17 Qershor. Çmimet e syzeve variojnë mes 160 $ – 185 $.