Këngëtarja 42 vjeçare po bën kështu realitet ëndrrën dhe përpjekjen e saj për të pasur fëmijë, pas shumë seancash in – vitroje dhe akupunture për të rritur mundësitë e të mbeturit shtatzënë. Këngëtarja është 14 javëshe dhe do të zbulojë gjininë e binjakëve muajin e ardhshëm. “Jemi në ekstazë. Celine shpreson të ketë një shtatzani të shëndetshme. Prisnim që të kishim një fëmijë, por lajmi që janë binjakë është një bekim i dyfishtë”,‐ ka thënë bashkëshorti dhe menaxheri i këngëtares René Angelil për revistën PEOPLE. Së fundmi Celine Dion kish deklaruar se do të bënte gjithçka për të pasur një fëmijë tjetër.