Këngëtarja Selena Gomez është shprehur rreth gjendjes së saj pas ndarjes nga këngëtari Justin Bieber. Ajo ka treguar për dhimbjen që ka ndjerë pas ndarjes prej tij në Mars të 2018 dhe gjithashtu se të gjithë atë periudhë, Gomez e ka përjetuar si një ‘abuzim emocional’.
“Duhet të gjeja një mënyrë që t’a përballoja situatën si e rritur si dhe duhet të kuptoja zgjedhjet që po bëja. Jam shumë krenare pasi tashmë ndihem më e fortë se asnjëherë më parë si dhe për faktin që kam gjetur mënyrën për t’ia dalë,”-ka theksuar Gomez.
Historia e saj e dashurisë me Justin Bieber ka patur mjaft ulje-ngritje deri në momentin kur u ndanë përfundimisht në 2018-ën.
Pas ndarjes Bieber krijoi një lidhje të re me modelen Hailey Baldwin, me të cilën është i martuar, ndërsa Gomez kaloi kohë në një qendër rehabilitimi.
/Opinion.al/