Hani më pak dhe prapë peshorja nuk lëviz nga vendi, do të habiteni kur të merrni vesh se i kujt është faji

Në qoftë se një nga qëllimet që i keni vënë vetes për 2020-n është të bini nga pesha, ky artikull jo vetëm që do t’ju hapë sytë, por do t’ju habisë pasi ‘’fajtori” i vështirësisë për t’u dobësuar është as më pak e as më shumë, se sistemi nervor. E thënë me fjalë më të thjeshtë, ajo që fusni në gojë kontrollohet më parë nga truri e më pas nga shqisat e shijes.

Nëse nuk keni mundësi ekonomike të ndiqni palestrën, dietat e personalizuara apo të provoni trajtimet, jo gjithnjë çudibërëse, që shkrijnë dhjamin e celulitit, zgjidhja më e thjeshtë është të reduktoni sasinë e ushqimit. Por a është kjo zgjidhja e duhur?

Sipas një studimit të “University of Cambridge”, të ngrënët më pak jo gjithmonë funksionon dhe “faji” është i gjithi i trurit të njeriut, më saktë i një mekanizmi që të neuroneve AGRP, që kontrollojnë urinë. Kur ne hamë, këta neurone janë gjithmonë aktivë dhe ju ndihmojnë të digjni kalori.

Pasi analizuan  të dhënat e 100 personave të moshës 18-70 vjeç, të gjithë mbi 100 kg, hulumtuesit britanikë vunë re se AGRP bëheshin pasivë kur ata nuk fusnin gjë në gojë. Si rrjedhojë, nuk digjnin fare ose thuajse pak kalori.

/Living/