Tayna dhe Mozzik lënë pas Loredanën, suksesi i këngës së re i tejkalon kufijtë shqiptarë

Mesa duket bashkëpunimi i Tayna-s dhe Mozzik e kishte suksesin e garantuar sapo reperët dhanë lajmin për projektin e ri. Në vetëm 48 orë, “Edhe ti” ka arritur mbi 2 milion klikime.

Jo vetëm kaq, pasi kënga ka arritur të jetë numri 1 për momentin në YouTube në shumë vende europiane. Bashkëpunimi i Tayna-s dhe Mozzik është renditur i dyti në listën e videove më të klikuara në YouTube në Gjermani, duke lënë pas Loredanën. Kjo e fundit ishte pozicionuar në një vend tejet të favorshëm me këngën “Kein Wort”, por duket se këtë herë suksesi i Mozzik nuk do të ndalet.

Advertisement

“Edhe ti” vazhdon të marrë klikime në rrjet, ndërsa reperët po shijojnë frytet e punës së tyre.

/News31.al/