“Po qaj me lot gëzimi!”, Alketa Vejsiu do të prezantojë në Sanremo

Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se do të jetë njëra nga prezantueset e festivalit ‘Sanremo 2020” krahas disa prej emrave më të njohur të botës së kinemasë, modës, faqeve rozë dhe spektaklit në Itali dhe jo vetëm, si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram.

Advertisement

Lajmi u bë i ditur nga drejtori artistik i festivalit, Amadeus, i cili bëri publikë emrat gjatë një konference për shtyp në Teatro del Casino.

Edicioni i 70-të i Sanremos do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt dhe Alketa Vejsiu është shqiptarja e parë që prezanton në në një nga skenat më të rëndësishme të spektaklit italian.

/Opinion.al/