Pse do t’i festojnë vetëm Krishtlindjet princi Harry dhe Meghan Markle?

Festimet e Krishtlindjeve në familjen mbretërore këtë vit do të jenë më të vogla.

Buckingham Palace ka konfirmuar se princi Harry, Meghan Markle dhe djali i tyre, Archie do t’i kalojnë Krishtlindjen me nënën e dukeshës, Doria-n. Zëdhënësi i pallatit mbretëror ka treguar se ky ndryshim është vendosur më parë nga anëtarët e familjes dhe ka mbështetjen e plotë të mbrëtëreshës Elizabeth.

Advertisement

Meghan në fakt prej dy vitesh ka festuar Krishtlindjet në pallatin mbretëror, edhe kur ishte e fejuar me princin Harry, ajo është ftuar nga Mbretëresha për këtë festë të rëndësishme për familjen mbretërore. Kjo nuk është hera e parë në fakt që një çift mbretëror ka vendosur të mos i festojë Krishlindjet në pallatin mbretëror. Edhe Kate me William në vitin 2016 i festuan Krishtlindjen me princin George dhe princeshën Charlote në familjen e Dukeshës.

Mesa duket tashmë është radha e dukeshës që të festojë me nënën e saj.

/RevistaClass/