Justin Timberlake ndihet me fat që ka në krahë njeriun e duhur

Prej 7 vitesh Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë të martuar si dhe janë prindër të një djali.

Gjatë intervistës më të fundit të Timberlake për “Entertainment Tonight”, këngëtari është shprehur më i lumtur se kurrë që ka në krahë njeriun e duhur.

Advertisement

“Kur gjen njeriun e duhur është si pagëzimi ku ti nuk kthehesh dot mbrapa. Kështu është edhe të qenurit baba”,- tha ai.

Gjithashtu këngëtari i shumë hiteve shtoi se Biel është mbështetja e tij më e madhe duke marrë si shembull kohën kur anuloi të gjitha performancat e tij për shkak të një problemi me zërin.

“Mendoj se çdokush ka nevojë për dikë që t’i qëndrojë pranë kur kalon diçka të vështirë, që të kalojnë të njëjtat situata dhe të flasin bashkë,”-ka përfunduar ai.

Çifti është lidhur në martesë në tetor të vitit 2012 në një ceremoni të organizuar në një resort në Itali.

/Opinion.al/