Ish-bashkëshortja akuzon aktorin për vrasje të mbetur në tentativë

Aktori i njohur, Jeremy Renner u divorcua nga bashkëshortja e tij, Sonni Pacheco vetëm 10 muaj pas martesës. Edhe pse në fillim u tha se çifti i dhanë fund lidhjes për mospërputhje karakteri, së fundmi historia ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër.

“TMZ” ka siguruar dëshminë që ish-bashkëshortja ka dhënë për gjykatën, ku akuzon aktorin për vrasje të mbetur në tentativë dhe të paramenduar.

Sonni Pacheco ka treguar se ai dëshironte “ta zhdukte nga faqja e dheut” pasi e kishte parë në një club nate. Gjithashtu, ajo shton se dadoja dëgjoi Renner të thoshte se do të shkonte në shtëpinë e saj për ta vrarë. Kjo pasi sipas tij, do të ishte më mirë që vajza e tyre Ava, të mos ketë asnjë prind sesa të ketë Sonnin si nënë.

Tashmë Pacheco kërkon kujdestari të plotë të vajzës së tyre 6-vjeçare, Ava.

/Opinion.al/