Kanye West për lidhjen me Kim Kardashian:Ishin të gjithë kundër, por e dua

Kanye West foli hapur për tërheqjen e tij ndaj Kim Kardashian, thuajse dy dekada më parë. Duke treguar sa mirë ndihej rreth saj, ai shtoi se u takuan për herë të parë në vitin 2002 kur ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ishte martuar me burrin e saj të parë, Damon Thomas.

“Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”, tha reperi.

Advertisement

Edhe pse ishte gjithnjë i interesuar për të, 42 vjeçari theksoi se ata filluan të dilnin bashkë shumë më vonë. Sidoqoftë, lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë pasi në fillim të gjithë e paralajmëronin Kanyen të mos ngatërrohej me Kimin.

“Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll reality show. Do ta fundosë karrierën tënde. Më paralajmëronin të gjithë por këmbëngula për ndjenjat e tij duke iu përgjigjur shkurt, unë e dua atë, nuk më intereson”, shtoi ai.

Kujtojmë se çifti janë të martuar prej pesë vitesh dhe kanë bashkë katër fëmijë, North, Saint, Chicago, Psalm.

/Opinion.al/