Rikthehet familja mitike “Adams”

Conrad Vernon do të risjellë në jetë pas 28 vitesh familjen e çuditshme por shumë të dashur “Adams”. Familja mitike me 8 anëtarë, njëri më i çuditshëm se tjetri do të rivijë në ekran, këtë herë në version të animuar.

Pjesë e kastit do të jenë disa aktorë të famshëm, mes tyre dhe Charlize Theron, e cila luan me zë karakterin e Mortisias.

“Mendoj se ka diçka frymëzuese rreth kësaj familje që është kaq ndryshe, kjo duhet të na frymëzojë të gjithëve”, tha Theron.

Pjesë e kastit janë edhe Oscar Isaac, Chloe Grace Moretz, Finn Wolfhard, Better Midler dhe Snoop Dogg, ndërsa premiera do të shfaqet në kinema nga 10 tetori.

Kujtojmë se familja e ‘zezë’ e Gomez dhe Mortisias, u shfaq si një serial komik i animuar deri në vitim 1988. Ndërsa në vitin 1991 erdhi me një version filmi me metrazh të gjatë.

/Opinion.al/