Bebe për fillesat në industrinë e muzikës: Ndihesha sikur do përdhunohesha

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha gjithnjë ka qenë një personazh mjaft i hapur për të shprehur ndjesitë apo çdo gjë që i ndodhe gjatë karrierës dhe jetës personale.

Këtë herë ajo ka bërë një rrëfim të gjatë për “Cosmopolitan” ku ka treguar rreth vështirësive të fillimit të përfshirjes së saj në industrinë e muzikës. Ajo ka theksuar se shumë herë është ndjerë keq nga producentë të caktuar.

Advertisement

“Kur arrita për herë të parë në Los Angelos, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Më pas Ishte një producent (tjetër) që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët.Ai u u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”,-tha Bebe duke theksuar se ky producent ishte mjaft i njohur në ditët e sotme.

E pyetur nëse e ka ndjerë ndonjëherë veten në rrezik këngëtarja tregoi një episod kur ndodhej në studio me një producent tjetër dhe me të ishin edhe 6 meshkuj të tjerë. Sipas saj ajo ka qenë nata më e frikshme e jetës së saj pasi kishte ndjesinë se do t’a përdhunonin.

“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë meshkujsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Me shpejtësi dhe në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”,-tha ajo gjatë intervistës për “Cosmopolitan”.

Rrëfimet e Bebes nuk kanë ndalur me kaq, pasi ajo tregoi edhe rreth diskriminit që i bënin lidhur peshën trupore. Sapo ka hyrë në industri i është kërkuar që të heqë shumë kile. Madje ajo u shpreh se ndonëse hante vetëm një sallatë në ditë, ata i thonin se nuk dobësohej sa duhej.

Gjithashtu këngëtarja u shpreh edhe për refuzimin që një shtëpi e njohur mode i bëri për ta veshur në ndarjen e çmimeve Grammy pasi sipas tyre këngëtarja ishte mbipeshë.

Më theu zemrën. U trishtova shumë, hyra në depresion. ndihesha si plerë”,-tha ajo. Në 30 vjetorin e lindjes Bebe publikoi këngën e saj më të re “Not 20 Anymore”.

/Opinion.al/