Pak pas divorcit nga bashkëshorti, Adele shfaqet me një të dashur të ri

Vetëm para pak ditësh, përfaqësuesit e Adele kanë deklaruar publikisht se këngëtarja i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me Simon Konecki.

Mirëpo pavarësisht kësaj, duket se Adele ka vazhduar përpara me jetën e saj dhe madje është parë duke u puthur me të dashurin e ri në New York. Një burim i afërt me të ka pohuar për “People” lidhjen e re të këngëtares, duke shtuar se ajo tashme e ka pranuar divorcin dhe po mundohet të përshtatet me statusin e ri.

Advertisement

Ylli i muzikës botërore dhe ish partneri i saj Konecki janë prindër të një djali 6-vjeçar, që quhet Anxhelo, dhe sipas disa burimeve për “People” dhe “E!” arsyeja e ndarjes lidhet me karrierën e  saj pasi Adele i përkushtohet me kohë të plotë profesionit, gjë që ndikoi në zbehjen e marrëdhënies së saj Koneckin.

/Opinion.al/