Është dita e urimeve për femrat, dhe ato burojnë nga të gjitha anët. Xhensila Myrtezaj nuk harroi t`i bënte të ëmës një urim të bukur, duke I treguar sesi e kupton më mirë tani që është bërë nënë vetë. Ishte një urim i ngarkuar me emocion, e aty, kengetarja kishte bërë vend edhe për vjehrrën.
“Mam, te kam uruar gjithmone per 8-Marsin. Por nuk e kam pasur ndjesine kurre sa sot. Te jesh Nene, e shenjte si ty, si ju. Mam, urime shpirt, dhimbja dhe loti im. Krahet dhe perqafimi im, preheri im dhe supi ku jam mbeshtetur per here te pare. Faleminderit Mam, per gjithcka. Faleminderit Mami i Besit, Shpresa, me dhe djalin dhe ngrohtesine qe kisha shpresuar gjithe jeten. Perqafime dhe gezuar per te gjitha nenat”, ka shkruar ajo, duke postuar ngjitur edhe foto me nënë e vjehrrën.