Dueti i dëshiruar!

Kemi pritur gjatë për ndonjë lajm konkret për albumin e ri, por ende asgjë. Gjithsesi kanë filluar të qarkullojnë disa fjalë për rikthimin në studio dhe regjistrimin e disa këngëve. Thuhet se Amy ka telefonuar personalisht Usher për t’a pyetur nëse donte të bënin një duet. Një burim ka thënë për Daily Star: ”Amy e telefonoi Usher‐in personalisht, pasi stafi i gjeti numrin e tij. Usher u shokua kur degjoi një vajzë me zërin karakteristik nga ana tjetër, mgjth e besoi se ishte Amy pasi ajo i këndoi në telefon. Amy do që të realizojë një këngë me Usher”. Të shohim se çdo të ndodhë. Do të ishit kurioz të dëgjonit një bashkëpunim të tillë? Mendoni se do të ishte Amy që do t’i përshtatej stilit të Usher apo e kundërta?

Advertisement