Pas një kohe të gjatë në heshtje, Elvana Gjata erdhi në Kosovë për t’i kënduar Pavarësisë me rastin e 11 vjetorit të saj.
Me këtë rast, këngëtarja u rikthye mbrëmë në një intervistë ekskluzive me Alaudin Hamitin në Klan Kosova.
Artistja zbuloi rastësisht se shumë shpejtë do të kemi një projekt të ri nga ajo por pa e bërë të ditur datën e publikimit e as detajet që kanë të bëjnë me këngën.
Megjithatë, ajo që dihet është Elvana do të rikthehet me muzikë me e fortë se kurrë.
Këngëtarja mbrëmë argëtoi një numër të madh njerëz në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës, një koncert i organizuar nën patronatin e Anita Haradinjat.
/Prive/