Nuk do e besoni dot se kush po bojkoton këngën e re të Ariana Grandes!

Ata që e mbështesin gjithmonë, këtë herë janë kundër. Bëhet fjalë pikërisht për fansat e Ariana Grande, grupi i të cilëve po bojkotojnë këngën e saj “7 rings”. Mirëpo, ka një arsyetim pozitiv lidhur me këtë fakt.Nuk ka të bëjë me pretendimet e reperes Pincess Nokia dhe Soulja Boy që kënga është e vjedhur, por me faktin se duan që kënga më e re e saj “Break up with your girlfriend, I’m bored”, të marrë vendin e parë në klasifikimet muzikore.

Kujtojmë që për momentin “7 Rings” mban vendin e parë në klasifikimin “Billboard top 100”, njejtë siç e mbajti “thank u, next” për disa javë.Por mesa duket fansat e muziikës të Grandes e pëlqejnë aq shumë single-in e saj të fundit, sa duan që ta ngjisin atë në vendin e parë. Madje ata kanë krijuar dhe një hashtag në Twitter: #BOYCOTT7RINGS dhe po shpresojnë që vetë ylli i pop-it ti bashkohet në këtë nismë. Çfarë mendon Ariana për të gjithë këtë?

Advertisement

Që e gjithë ideja është shumë “funny” dhe siguron se ajo do qëndrojë në majë të klasifikimeve muzikore, nuk ka rëndësi se me kë këngë: “Jeni të gjithë të çmendur dhe shumë funny, ju dua. Asgjë nuk më ka argëtuar akq shumë sa “boycott seven rings”… nuk mundem. Kushdo këngë që është e shkruar për të qenë e para, do të qëndrojë aty. Unë nuk do shkoj asgjekundi.”- shprehet këngëtarja.

/Tring/