Katy Perry dhe Orlando Bloom fejohen ditën e Shën Valentinit

Ndonëse lidhja e tyre sentimentale ka patur shumë ulje dhe ngritje gjatë 3 viteve së bashku, këngëtarja e njohur Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom janë lidhur në fejesë ditën e festës së Shën Valentinit.

Ka qenë 34-vjeçarja, e cila ka publikuar në profilin e saj në Instagram foto ku shfaqet me aktorin 42-vjeçar Bloom duke treguar unazën e saj të fejesës. Ajo çfarë ka rënë në sy është unaza e veçantë stil “vintage” që është zgjedhur për këngëtaren e shumë hiteve.

Advertisement

“Lulëzim i plotë,”-ka shkruar Perry në foton ku shfaqet më e lumtur se kurrë në krahë të të fejuarit të saj. Postime të shumta nga propozimi romantik, në rrjete sociale ka realizuar edhe e ëma e këngëtares, Mary Hudson, ku shohim Katyn të përlotur dhe të emocionuar, e veshur me një fustan rozë nga Alessandra Rich.

katy-perry-orlando-bloom-engagement-facebook-t

/Opinion/