Gjykata vendos: “Vetëm këpucët Louboutin mund të kenë shollë të kuqe!!!

Gjykata në Hagë e tha fjalën e saj dhe i dha të drejtë stilistit të famshëm, që kishte hedhur në gjyq brand-in Van Haren, shoqërinë holandeze e cila në 2012-tën kishte shitur këpucë me shollë të kuqe: vetëm këpucët Louboutin, sipas gjykatës, mund ta kenë këtë të drejtë.Ajo i ka kërkuar shoqërisë nga Holanda të shkatërrojë të gjitha këpucët e saj ekzistuese me tiparin dallies të Louboutin e t`I paguajë dhë dëmshpërblim stilistit aq të adhuruar nga yjet.Ishin pikërisht shollët e kuqe një nga arsyet e famës së tij, dhe prej tyre, Christian Louboutin nuk heq dorë lehtë, dhe tani, pas triumfit në sallën e gjyqit, mund t`I rikthehet I qetë punës dhe sidomos, klientëve VIP.

/Bordo/

Advertisement